Aktualitet

Maqedonia shënon 7 viktima dhe 115 raste të reja me koronavirus








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:20 - 05/07/20 |
mapo.al

Pavarësisht se është në trend zbritës, Maqedonia e Veriut vijon të shënojë shifra të larta me koronavirus.


Gjatë 24 orëve të fundit në vend, 7 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 teksa numri i përgjithshëm është 341.


Ndërsa nga 1,032 teste të realizuara, 115 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Në total që prej fillimit të pandemisë, janë regjistruar 7,046 të infektuar.



Ndërsa edhe numri i të shëruarve është rritur me 40  ku në total 3,027 persona janë kuruar.


Në 24 orët e kaluara, 6 pacientë janë pranuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Gjithsej 88 pacientë u shtruan në spital.



Etiketa: , ,

Pas