Diego Armando Maradona njihet për karakterin e tij shpërthyes, por edhe për karizmën e veçantë. Ish- ylli argjentinas tashmë është trajner i Gimnasia, e cila siguroi fitoren e saj duke mposhtur Godoi Kruz me rezultatin 4-2.
58- vjeçari menjëherë pas përfundimit të ndeshjes dhuroi spektakël në dhomat e zhveshjes, duke bërë një kërcim unik, siç di vetëm ai.