Sport

Maradona i pandreqshëm, merr vendimin drastik për lojtarët








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:24 - 03/10/19 |
ro ot

Diego Armando Maradona si gjithnjë është i pandreqshëm. “El Pibe de Oro” është kthyer të jetë në qendër të vëmendjes, teksa së fundmi ka marrë drejtimin e Gimnasia La Plata.


Aventura e legjendës argjentinase nuk ka nisur aspak mirë, pasi në tre ndeshjet e para numëron vetëm humbje, e fundit kundër River Plate në shtëpi. Pikërisht pas kësaj disfate duket se Maradona nuk ka duruar më dhe ka marrë një vendim drastik për shtatë nga lojtarët e tij.


Numri një i stolit të Gimansias i ka përjashtuar të shtatë lojtarët, duke i dërguar në ekipin e dytë. Një vendim mjaft drastik nga Maradona, i cili tashmë do t’i duhet të bëjë pa shtatë titullarë, me ekipin e tij që mbyll tabelën e klasifikimit në Superligën argjentinase.





Etiketa: , , ,

Pas