Diego Armando Maradona është tërbuar pasi doli në qarkullim lajmi i rremë mbi vdekjen e tij.
“Dua t’i them të gjithë botës që jam shumë i gjallë dhe shumë mirë. Jam i tërbuar pasi në rrjetet sociale u bë virale një gënjeshtër mbi mua.
Për fat të keq, unë nuk mund t’i bëj të mirë njerëzit mediokër”,- ka deklaruar legjenda e futbollit argjentinas.
“Në pushimin e ndeshjen u ndjeva keq. Mjeku më tha të ikja në shtëpi, por nuk mund ta bëja këtë. Kombëtarja ime po luante gjithçka në atë ndeshje, nuk mund të largohesha”,- theksoi Maradona.