Kryesore

Maradona vdiq nga neglizhenca? Policia nis hetimet








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:05 - 29/11/20 |
mapo.al

Policia në Buenos Aires, ka ushtruar kontrolle në shtëpinë dhe në klinikën private të mjekut Leopoldo Luque, pas nisjes së hetimeve për neglizhencë, në rastin e trajtimit të Diego Armando Maradonës.



Luque ishte doktori personal i Maradonës dhe e ka pasur nën mbikqyrje kohët e fundit.


Ylli botëror i futbollit vdiq nga një atak në zemër, 5 pas ditë më parë, në shtëpinë e tij në kryeqytetin e Argjentinës.



Mësohet se është vajza e Maradonës që ka kërkuar të bëhen hetime, se çfarë trajtimi po merrte i ati.



Ish-kampioni i botës iu nënshtruar një ndërhyrje të suksesshme në tru në nëntor, dhe më tej nisi trajtimin për ndërvarësinë ndaj alkolit.


Nuk ka pasur më parë kaq shumë reagime për vdekjen e një futbollisti, si në rastin e Maradonës.

Në Argjentinë, pati një pikëllim masiv dhe ai është përcjellë nga njerëzit për në banesën e fundit me madhështi.

Besohet se mbi 1 milionë vetë morën pjesë në funeral.

Radhë të gjata njerëzish kishte për të kaluar pranë arkivolit të tij.

60 vjeçari pati pjesën e parë të karrierës një sukses të paimagjinueshëm. Ndërsa në pjesën e dytë, ai u përfshi në probleme të mëdha me drogën.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas