fbpx

Sport

Marcelo: Reali nuk ka më nevojë për përforcime






               Publikuar në : 15:45 - 19/08/19 |
mapo.alm

Braziliani i Real Madridit dha një intervistë për “Sport Bild”, në të cilën foli për situatën te të bardhët dhe çështje personale, si “hairstyle” i tij apo tatuazhet në tërë trupin.


Kritikat – “Sezoni i fundit ishte vetëm një pjesë e të gjitha kritikave që kam marrë që nga dita e parë në Madrid. Unë kam mësuar të jetoj me to. E di më mirë se kushdo kur jam në gjendje të mirë dhe kur jo. Nuk më interesojnë kritikat. Kur gjërat nuk shkojnë mirë, duhet të punoj për t’u përmirësuar”.



A ka nevojë Real Madridi për më shumë përforcime – “Jo. Ekipi ynë është i mirë. Është mision i vështirë, por nëse përqendrohemi në punën tonë, mund të fitojmë gjithçka”.

Kroos – “Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, ka fituar gjithçka me Real Madridin dhe me kombëtaren gjermane. Kroos nuk është ai gjermani tipik, aq i vështirë dhe serioz, por shumë i gëzuar dhe argëtues. Unë kam ndarë shumë kohë me të, e njoh mirë”.

Objektivi i sezonit – “Që kur kam mbërritur në Madrid, klubi më ka mësuar të luftoj për të gjithë titujt. Këtë vit, asgjë nuk ndryshon. Ne duam të luftojmë për gjithçka, në La Liga, Champions dhe Kupën e Mbretit”.

Opsionet në Champions – “Ne e dimë se çdo vit bëhet më e vështirë për ta fituar Ligën e Kampionëve. Gjithashtu, La Liga-n dhe Kupën e Mbretit. Në të gjitha vendet, klubet punojnë që të rriten. Kjo e vështirëson Champions-in çdo vit”.

“Hairstyle” – “Unë nuk i kam prerë flokët prej një kohe të gjatë. Kur vendos t’i prek, e bëj vetë. Unë thjesht shkurtoj majat e flokëve, në mënyrë që të rriten sa më gjatë”.

Pse ka një tatuazh Volkswagen Beetle në krahun e tij të djathtë – “Gjyshi im gjithmonë besonte tek mua dhe më merrte gjithandej. Ai bëri gjithçka të mundshme, të pamundurën, që të më shihte si futbollist profesionist. Dhe tatuazhi është makina, në të cilën unë gjithmonë shkoja në stërvitje me të”.


Etiketa: , ,

Pas