Kapiteni i Borussia Dortmund, Marko Reus dhe familja e tij kanë dhuruar 500 mijë euro për bizneset e vogla në qytetin e Dortmundit.
Njoftimin e ka dhënë vetë ylli gjerman me anë të një postimi në Instagram.
Kjo ndihmë do të shkojë për bizneset të cilat janë të rrezikuara nga përhapja e Covid-19.
Momentalisht në Gjermani janë shënuar 395 viktima dhe 53,340 të infektuar.