Gjyqtarja e pezulluar e Gjykates se Apelit, Mimoza Margjeka tashmë në proces hetimi për lirimin e një të burgosuri pas dyshimeve se ka marrë 6 mijë euro.
Gjyqtarja në fjalë nuk ka pasur në dorë vetëm mandatin e kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, proces të cilin ajo e konsideroi nul dhe refuzoi t’i jepte mandatin kandidates socialiste.
Gjyqtarja Mimoza Margjeka thotë se përpara se ndaj saj të nisnin hetimet të cilat ajo i quan sulme politike, kishte ne dore dhe një dosje të trafikut të drogës, pjesë e të cilit është edhe një drejtor kufiri.
Margjeka tha se kishte në dorë dosjen e Gjirit të Lalëzit ku u lanë në detyrim paraqitje 25 policë, dhe drejtori i Kufirit bënte drogën.
“Vendimi i Gjykatës së Durrësit është bërë se nuk i dhashë mandatin. Aty është një vend me mafia, me kriminalitet. Le të varroset familja ime. Nuk e meritonte mandatin. Ishte mashtrim. U bë me kërkesë të Partisë Socialiste. Ku do e çoni këtë vend. me këtë paturpësi. E kuptoni sa mafie, sa krim ka. E kuptoni që kisha unë në dorën dosjen e Gjirit të Lalëzit, 8 tone droge, 25 policë detyrim me paraqitje, sepse drejtori i kufirit bënte drogën. Turp të keni, shtet mafioz, kriminal, shtet i korruptuar! Turp! A u vjen turp?! Gjetët ju një të korruptuar në Shqipëri me shtëpi në Kashar, me një makinë të prishur, me dy fëmijë me psikolog sot?! A nuk ju vjen turp, monsta?!”, tha Margjeka.
Largimi i saj nga GJKKO drejt shtëpisë u shoqërua me përplasje dhe momente tensioni mes gjyqtares dhe efektivëve të policisë.