Këngëtarja 44 vjeçare amerikane Mariah Carey i ka lënë shumë pak vend imagjinatës, teksa ishte veshur me nje fustan të zi transparent në koncertin e mbajtur në “Qantas Credit Union Arena” në Sidnej të Australisë.
Nëna e dy binjakëve Monro dhe Morokan, ka shfaqur gjithë format e saj të kolme teksa performonte hitet e saj.
Fituesja e Çmimit Grammy, ka shtuar paksa në kile që pas lindjes së binjakëve, por gjithsesi ende ngelet një femër shumë tërheqëse.
Carey ka vetëm pak muaj që është ndarë nga ish-bashkëshorti Nick Cannon i cili është dhe babai i dy binjakëve.