Friday, December 1, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Marie Legisi, farmacistja e parë mirditore

by mapo.al
29/07/2020
in Aktualitet, Kryesore, Personazh
0

Marie Legisi (Rrapi), 50 vjet farmaciste, punë të pandërprerë në shërbim të njerëzve.

Është farmacistja e parë mirditore, e diplomuar para gjysmë shekulli në fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës, që ende vazhdon të punojë dhe t’iu shërbejë banorëve të qytetit dhe fshatrave të Rubikut me rreth 8100 banorë.



Por nuk është vetëm ky fakt arsyeja e këtij shkrimi. Jo, është dhe shqetësimi i saj human prej profesionisteje për ta përmirësuar shteti rimbursimin e ilaçeve për të sëmurët kronikë që kanë punuar në miniera etj.

Para disa vitesh i kërkova leje Maries që të shkruaja diçka për të. “Keni gjithë këto vite që punoni me përkushtim dhe iu ka dalë zëri për mirë gjithandej në Mirditë, por deri në sot nuk është kujtuar dikush për ta vlerësuar punën tuaj, qoftë dhe me një mirënjohje të qytetit apo në një gazetë”, i thashë.

“Jooo, të lutem! Kurrë nuk kam punuar për t’u dukur, thjesht kam kryer detyrën time profesionale dhe humane në shërbim të pacientëve. Këtu i njoh dhe më njohin të gjithë, të moshuar e të rinj. Vlerësimin e punës sime ma kanë dhënë këta banorë të mrekullueshëm me respektin e tyre”, ishte përgjigjja e saj.

“Tani që ndodhem larg dhe po shikoj heroizmin e pashembullt të personelit mjekësor e farmaceutik, në një luftë mbinjerëzore për shpëtimin e sa më shumë jetë njerëzish, këtu në Itali dhe në Shqipëri, e mora Marien në telefon për ta pyetur se si është gjendja e popullatës, sidomos tani që është përkeqësuar situata e Covid-it dhe atje?” “Jam te farmacia, – më tha, – po punoj. Po munde, flasim më vonë. Njerëzit kanë shumë nevoja këto ditë edhe këtu, jo vetëm nga koronavirusi, por edhe nga sëmundje të tjera kronike e viroza të stinës…”

Po, kush është Marie Legisi? Ajo ka lindur në fshatin Kaçinar, në një familje me tradita, të respektuar e të emancipuar për kohën. Në vitin 1959, kur ajo nuk i kishte mbushur 11 vjeçe dhe sapo kishte mbaruar klasën e katërt, prindërit e saj vendosën ta dërgonin në konviktin “Bardhok Biba” në Rrëshen për të vazhduar shkollën 7-vjeçare. Në ato vite nuk ishte e lehtë me e nxjerrë vajzën nga shtëpia, pasi kishte shumë paragjykime për femrën.

Në konvikt ishin gjithsej 6 vajza. Maria, duke qenë një vajzë shembullore e shkollës fillore Kaçinar, e mori me shumë pasion të mësuarit dhe pas shkollës 7-vjeçare, në vitin 1966, aty mbaroi edhe gjimnazin me rezultate të larta. Ajo u përzgjodh nga Seksioni i Arsimit të Rrethit Mirditë për të vazhduar Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Mjekësisë, dega Farmaci. U diplomua në vitin 1970 dhe ishte farmacistja e parë nga Mirdita me arsim të lartë. Filloi punë në farmacinë e qytetit Rrëshen me farmacistin e mirënjohur nga Shkodra Ndoc Zezaj, e pastaj u emërua në Rubik, asokohe qytet industrial nga më të rëndësishmit e vendit, ku ka afro 50 vite që punon pa ndërprerje.

Thotë Maria: “Kur dola në pension, fillimisht mendova që të pushoja, por nuk munda. U ktheva përsëri në punë. Kisha parasysh një thënie proverbiale të Leon Tolstoit, që kur isha gjimnaziste: “E mira e njerëzve është jeta, kurse e mira e jetës është puna”.

Qyteti ishte i vogël, mjekët dhe shumë personel mjekësor u larguan nga Rubiku për një jetë më të mirë, jashtë shtetit apo në Tiranë… Shumë qytetarë, që më respektonin për punën që kisha kryer për dekada, më ndalonin në rrugë dhe më kërkonin që edhe, nëse nuk kisha shumë nevoja ekonomike për vete, “ne kemi nevojë për ty”… Kështu u riktheva dhe nuk ndalova më dhe nuk do të ndaloj deri sa të kem mundësitë fizike”.

Teksa po shkruaj këto radhë më vjen ndërmend një thënie e Lucius Annaeus Seneca: “Puna është ushqimi i shpirtit fisnik”. Është shpirti fisnik i kësaj gruaje të emancipuar, shumë punëtore, e thjeshtë dhe e nderuar nga të gjithë, kësaj bashkëshorteje shembullore, nëne dhe gjysheje të dashur, që e bën të fortë e aktive edhe sot në këtë moshë që të punojë si dikur.

Poshtë banakut Marie Legisi mban një bllok të madh me shënime… janë borxhet që likuidohen nga nevojtarët… pas një muaji, pas dy a më shumë… Ashtu si te dyqanet ushqimore blerësit e varfër, edhe te farmacia venë pacientë që nuk kanë mundësi financiare për t’i paguar ilaçet. Të kërkojnë që ajo t’i presë deri sa të marrin pensionin apo disa të tjerë, deri sa t’ua sjellin lekët fëmijët nga emigracioni…

“Ky bllok është shumuar dhe nuk mbyllet kurrë, në një qytet shumë të varfër si ky i yni, ku njerëzit nuk kanë se ku të punojnë, ku çmimet rriten përditë, ku shteti as ilaçet e pensionistëve nuk i rimburson 100 %, si në vendet e tjera europiane. Ilaçet që rimbursohen nganjëherë po dalin jo të efektshme dhe qytetarët kërkojnë konvertimin e tyre alternativ, me më efekt veprues, por që kanë kosto më të lartë…”, thotë me shqetësim njerëzor e social Maria.

Farmacisten Marie Legisi, banorët e qytetit të Rubikut e duan edhe për diçka tjetër. Është komunikuese me çdo person që i shkon në Farmaci.

Ajo iu ofron të sëmurëve këshilla për zgjedhjen dhe përdorimin e duhur të barnave qe u kanë rekomanduar mjekët në receta etj.

Një këshilluese e palodhur për promovimin e shëndetit publik, parandalimin e sëmundjeve dhe përdorimin e duhur të ilaçeve.

Tags: Marie LegisiMark Rica

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

18/10/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
“Parlament me koronavirus”/ Karikatura e ditës në MAPO nga Bujar Kapexhiu

“Parlament me koronavirus”/ Karikatura e ditës në MAPO nga Bujar Kapexhiu

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In