Vajza e këngëtares Eli Fara, Marina u komentua gjatë rreth një vit më parë pasi njoftoi fejesën me një biznesmen shkodran.
Por sapo kjo u bë publike çifti vendosi të ndahej dhe Marina reagoi shumë herë ndaj lajmeve për të duke kërkuar ta linin të qetë.
Mirëpo kur ka kaluar një vit nga ajo kohë, bukuroshja duket se ka nisur një marrëdhënie të re duke e harruar shkodranin.
Ishte vetë Marina që pak dit ëmë parë postoi foto ku tregonte se ishte lidhur me një djalë, të cilit ende nuk i dihet identiteti.
Tashmë ajo ka vendosur që të mos fshihet më dhe të dalë hapur me lidhjen e saj të re, duke treguar se është e dashuruar kokë e këmbë me djalin në fjalë.
Së fundmi ajo ka postuar në “Instagram” një foto ku shihet duke u puthur në një lokal me partnerin e ri. Por as tani Marina nuk e ka treguar fytyrën e tij, duke i vendosur një zemër të madhe që të fshehë identitetin.