Aktualitet

Marina nuk është më e preferuara e kolegëve, e ëma “i zë vendin” në emision














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:00 - 16/02/21 |
mapo.al

Marina Vjollca ka disa vite që i është besuar drejtimi i spektaklit të humorit “Klanifornia”. Për moderatoren kjo ka qenë një nga eksperiencat më të veçanta  e të bukura. Përveçse ka ndikuar në rritjen e saj profesionale, brenda “Klanifornias” Marina ka gjetur edhe disa miq të mirë.






Moderatorja ka treguar shpesh se ka një raport shumë të mirë me të gjithë aktorët e spektaklit të humorit. Në prapaskenë nuk mungojë as situatat gazmore mes tyre, të cilat Marina i ndan shpesh në rrjete sociale. Madje miqësia e saj i ka kapërcyer kufijtë, aq sa tashmë aktorët njihen edhe me njerëzit më të afërt të moderatores.


Marina nuk është e vetmja që ka krijuar miqësi aty brenda, sepse edhe nëna e saj duket se ka raporte shumë të mira me të gjithë stafin. Ditën e sotme moderatorja ka publikuar në Instagram një foto, në të cilën nëna e saj shfaqet përkrah aktorit Eglein Laknori.







Sa bukur ma bën zgjimin mama me Eglein Laknori”, ka shkruar Marina përkrah fotos së tyre së bashku me dy zemra.





Moderatorja ka një lidhje shumë të fortë me nënën e saj dhe me siguri nuk duhet të ndihet aspak xheloze që ajo e zuri kaq shpejt vendin e saj brenda rrethit miqësor.

1


Etiketa:

Pas