Aktualitet

Marinsja Nicole Gee, fotoja virale që postoi para se të vritej në Kabul














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:26 - 29/08/21 |
mapo.al

Nicole L.Gee është një nga viktimat në radhët e amerikanëve që ndihmonin afganët të largoheshin nga Kabuli. Gee humbi jetën nga sulmi i ISIS jashtë aeroportit të Kabulit së bashku me disa kolegë të tjerë






Të gjithë po flasin për Nicole Gee, 23-vjeçarja e cila shfaqej e palodhur dhe e vendosur në punën që bënte. Postimi i fundit i Nicole në rrjete sociale ishte një fotografi ku ajo mbante një foshnjë në duar, mes kaosit jashtë aeroportit të Kabulit. “E dua punën time” – shkruante Gee përbri fotos me fëmijën.


Fotoja është bërë virale dhe reagimet janë të shumta. Ajo ishte në mesin e mijëra amerikanëve që ndihmonte qytetarët e vendit të saj dhe afganët që të largoheshin.










Nicole Gee nga California, ishte bashkuar me marinsat në 2017.



Ajo fillimisht kishte dashur të ishte një kontrolluese e trafikut ajror, tha babai i saj Richard Herrera për Washington Post, por një parregullsi e rrahjeve të zemrës e kishte bërë të pamundur.

Të tjerë të afërm thonë se Gee ka qenë njeri shumë i vendosur, si dhe ka shkëlqyer në shkollë. Sa i përket evakuuimeve nga afganistani, të afërmit thonë se ajo ndihmoi njerëzit deri në frymën e fundit. /Mapo.al/

 

 

 

1


Etiketa: , , ,

Pas