Wednesday, May 18, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Mario de Matteis: Studiuesi që i dha 13 vëllime Albanologjike bibliotekës gjermane

by mapo.al
02/06/2018
in Mapo Letrare
0

Mario de Matteis, Profesor i gjermanishtes dhe pasardhës i albanologëve nga hapësira gjermanofolëse; Në kujtesë, rendit të gjatë të studiuesve shqiptarë patriotë dhe të huajve dashamirës që punuan për shqipen dhe që tani ajo qëndron me dinjitet midis motrave të saj indoevropjane, pa frikë mund t’i shtohet edhe emri i Profesorit tonë De Matteis. Është vendi të theksojmë fort ndihmesën e tij të thellë në arkeologji, në kulturën historike (p.sh. hulumtimi i gjurmëve të Via-Egnatia-s, realizuar në botim dhe në prezantime këtu dhe jashtë vendit).

Nga Brikena Kadzadej- Zavalani

Profesor De Matteis erdhi në Shqipëri në vitin 2007, dërguar nga Fondacioni nismëtar Johann Gottfried Herder, program që drejtohet nga Shërbimi për Shkëmbimin Akademik Gjerman (DAAD-ja) dhe Konferenca e Rektorëve të Shkollave të Larta (HRK) që promovon profesorë gjermanë në pension, të cilët me përvojën e tyre në mësimdhënie, hulumtim dhe në organizimin akademik, duan të japin ndihmesën e tyre për zhvillimin e përbashkët të sistemeve të arsimit të lartë në Evropë. Por kush është Prof De Matteis?

Ai ka kryer studimet për Filologji Romane, Indogjermanistikë dhe Filologji Latine Mesjetare në: Romë, Firence, Piza, Padova dhe në Gjermani (Këln, Mynster dhe Bohum). Që prej 1959 ka qënë pedagog në universitetet gjermane. Në vitin 1982 profesor në Universitetin e Mynsterit dhe në shumë universitete evropiane, duke dhënë lëndë të ndryshme, kryesisht në Universitetin e Bohumit.

Autor i shumë punimeve dhe artikujve, lidhur me kontrastivitetin gramatikor, didaktikën e gjuhës së huaj, migracionin, sidomos për atë italian dhe spanjoll në Gjermani (histori, gjuhë, kulturë etj).

Që në vitin e parë në Shqipëri, Prof De Matteis u bë jo vetëm pjesë e aktiviteteve didaktike dhe shkencore të Universitetit të Elbasanit dhe Tiranës, por edhe nismëtar i shumë projekteve të Fondacionit, si edhe të finacuara nga vetë ai.

Falë mbështetjes së Profesorit, prej një dekade u botua në Gjermani, në shtëpinë e njohur botuese Athena seria “Albanische Universitätsstudien” (Studime universitare shqiptare), seri me 13 vëllime, ku përfshihen punime të mirëfillta për Albanologjinë, po ashtu punime përqasëse.

Në këtë seri kanë shkëmbyer mendimet e tyre personalitete të Albanologjisë, shqiptarë dhe të huaj, si Bardhyl Demiraj, Emil Lafe, Ardian Klosi, Basil Schader, Rol Ködderitzsch, Kurt Gostentschnigg etj. Kjo seri u mendua prej Profesorit si një podium i rrahjes së mendimeve dhe si një produkt i shkëmbimit shkencor në hapësirën gjermanofolëse dhe më tej. Ajo përmban një spektër aktual dhe të gjerë fushash hulumtimi të orientuara edhe didaktikisht si: gjermanistika jashtë vendit, gjuhësia pothuaj me të gjitha disiplinat e saj, komunikimi ndërkulturor, kultura, letërsia, qytetërimi dhe albanologjia e hershme. Të gjitha këto janë të cituara në internet.

„Dituria“- Zeitschrift für Sprach- und Literaturëissenschaft, revistë shkencore për gjuhësinë dhe letërsinë gjermane, me titull në vijim të traditës shqiptare dhe të semantikës së saj në periudhën e Rilindjes Kombëtare, është gjithashtu pjesë e punës së Profesorit, me drejtues Prof. dr. Jörg Riecke, Drejtor i Institutit të Gjermanistikës në Heidelberg si edhe bashkëautorë shkencorë Brikena Kadzadej, Jürgen Röhling etj. Kjo revistë është pjesë e forumit të gjermanistëve shqiptarë, të hapësirës gjermanofolëse, të Rajonit e më gjerë.

Kuptohet që ishte një rrugëtim kompleks e i vështirë, por sfida triumfoi.

Në kujtesë, rendit të gjatë të studiuesve shqiptarë patriotë dhe të huajve dashamirës që punuan për shqipen dhe që tani ajo qëndron me dinjitet midis motrave të saj indoevropjane, pa frikë mund t’i shtohet edhe emri i Profesorit tonë De Matteis.

Është vendi të theksojmë fort ndihmesën e tij të thellë në arkeologji, në kulturën historike (p.sh. hulumtimi i gjurmëve të Via-Egnatia-s, realizuar në botim dhe në prezantime këtu dhe jashtë vendit).

Prej 11 vjetësh, me një modesti për t’u admiruar, u bë shembull për veprimtarinë e tij metodiko-didaktike. Breza të tërë studentësh morën mjaft prej tij, si njeri dhe si pedagog.

Ai u bë një shembull i vyer dhe që do të mbetet gjallë i tillë për pedagogët jo vetëm të gjermanishtes, por edhe të fakulteteve të tjera.

I papërtuar megjithëse në moshë dhe në kushte të vështira, ai pa u lodhur dhe me një zemër të madhe dha ndihmën e tij kudo dhe kurdoherë që iu kërkua.

Ai është një personalitet si në hapësirën gjermanofolëse (krijoi departamentin në Universitetin e Bohumit) dhe në të gjithë Rajonin e Ballkanit.

Fjalët e mia janë të pafuqishme për të shprehuar atë që duhet të shprehim për këtë Profesor dhe Njeri dhe duhet t’i jemi borxhli të gjithë ne, pedagogë të vjetër e të rinj.

Puna e Profesor De Matteis nuk ka mbaruar, vazhdon me Projekte për Shqipërinë dhe Ballkanin.

Më duket me vend ta mbyll këtë shkrim me sentencën e latinëve të vjetër “Do të shkëlqejë mungesa e tij”.

*(Profesor në Departamentin e gjuhës gjermane; Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Tiranë)

Tags: albanologjiaMario de MatteisNga Brikena Kadzadej- Zavalani

JU SUGJEROJME

Fituesja e Çmimit “Kadare”/ Bekteshi: Doja të sillja një personazh të kohës sonë me efektet negative të tranzicionit
Kryesore

Fituesja e Çmimit “Kadare”/ Bekteshi: Doja të sillja një personazh të kohës sonë me efektet negative të tranzicionit

17/05/2022
Romani fitues i Çmimit “Kadare” 2021, botohet në gjuhën frënge
Kultura

Romani fitues i Çmimit “Kadare” 2021, botohet në gjuhën frënge

17/05/2022
Lea Ypi fiton çmimin ‘mbretëror’ për Letërsi, në Britani
Letërsi

Lea Ypi fiton çmimin ‘mbretëror’ për Letërsi, në Britani

05/05/2022
Përkujtimi / Mitrush Kuteli, i burgosuri i diktaturës si “armik i popullit”
Dikur

Përkujtimi / Mitrush Kuteli, i burgosuri i diktaturës si “armik i popullit”

04/05/2022
Next Post
Fotot e rralla: Si e mposhtnin vapën shqiptarët gjatë komunizmit

Fotot e rralla: Si e mposhtnin vapën shqiptarët gjatë komunizmit

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • A po e hetoni Berishën? Kraja përplaset me Ballën: Ligji juaj s’më lejon të flas
  • Pas pak fillon shiu, ja zonat që do të preken më shumë
  • Autoboti i naftës përplaset me makinën, plagosen dy persona
  • Rusia dëbon 34 diplomatë francezë
  • Qeveria shpall 25 majin ditë pushimi zyrtare



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In