Këngëtarja Mariola Kaçani është bërë nënë për herë të parë.
Lajmin e ka ndarë partneri i saj në rrjetet sociale i cili shkruan:“Dita më e bukur e jetës tone, që nuk do ta harrojmë kurrë. Zoti na bekoi me djalin tonë. Faleminderit Zot”.
Ndërsa vëllai i saj, Jurgeni i ka kushtuar një këngë nipit që sapo ka ardhur në jetë.
“Faleminderit vëlla, është dhurata më e bukur që më bëre. Të duam shumë dajo Juri.”, është shprehur këngëtarja për surprizën që ka bërë i vëllai.