Deputeti i arrestuar, Mark Frroku, zotëron një pasuri që i kapërcen 10 milionë euro.
Kjo është vetëm pasuria e deklaruar e tij pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, zbardhur nga gazeta Shqip.
Në vitin 2014, Frroku ka shitur 30 përqind të aksioneve tek kompania Xhoi Co21 dhe ka fituar 1.4 milionë euro.
Në vitin 2013, ai fitoi 500 mijë euro nga shoqëria AML.
Në vitin 2013, kur bëri deklarimin fillestar, ai shpjegoi se kishte në pronësi dy apartamente me vlerë 5.9 milionë lekë të reja, dy apartamente në Shëngjin me vlerë njëri 2.4 milionë dhe tjetri 3.4 milionë.
Deputeti deklaroi një shtëpi trekatëshe në Tiranë me një vlerë prej 532 mijë eurosh, gjysmën e nnjë shtëpie në Pukë me vlerë 40 mijë euro dhe një tjetër po në Pukë me vlerë 100 mijë euro.
Deputeti deklaroi se ka në pronësi katër dyqane (një në Himarë dhe një në Tiranë) dhe një lokal (Pukë) me vlerën 330 mijë euro dhe 9.8 milionë lekë.
Më pas Frroku deklaron toka në Kashar dhe Kus të Tiranës, kryesisht pemëtore dhe vreshta. Po ashtu ka prona edhe në Pukë.
Në vitin 2013, ai deklaron se ka në pronësi tre makina me një vlerë prej 123 mijë eurosh, mes tyre një BMË me vlerë 90 mijë euro, një Benz me vlerë 10 mijë euro dhe një Audi me vlerë 23 mijë euro.
Në vitin 2014, ai deklaron edhe tre makina të tjera me vlerë 23 mijë euro dhe 9 milionë lekë të vjetra.
Frroku ka deklaruar edhe blerjen e ish- Hotel Pensionit me një vlerë prej 6 milionë euro.
Në këtë blerje ai është ndihmuar nga deputeti Tom Doshi.
Frroku thotë se ka dhënë hua një shumë prej 650 mijë eurosh.
Prokuroria dyshon se ai ka bërë pastrim parash që nga viti 2005.
10 milione euro vleresohen vetem pasurite e deklaruara mbrenda territorit te Shqiperise.
Por nese nisemi nga fakti se vellezerit Frroku nje pjese te madhe te veprimtarise se tyre si “biznesmene” e kane zhvilluar jashte kufijve te Shqiperise, dhe jane te permenduar nga drejtesia e Belgjikes, Hollandes apo Italise si te perzjerre ne afera kriminale, sa duhet te jete shuma reale e pasurive qe disponojne ?
Cili eshte “historiku” i pasurimit te tyre e te shume biznesmeneve te tjere qe kane hyre ne politike. Me cfare kapitali fillestar financiar i nisen bizneset e tyre e cila ka qene rruga e “nje “suksesi” kaq te madh ?.
Mbaj mend qe biznesmeni Koco Kokedhima , ne fillimet e kthimit te sistemit te tregut te lire ne Shqiperi, deklaronte me mburje se vetem ne Rusi kishte investuar rreth 300 milione dollare. Mund te mos jete e vertete kjo qe po permend, por i referohem mediave shqiptare. Me sa dij, fillimet e bisnesit te tij jane te lidhura me nje kompani fantazme ndertimi te njefare kosovari me emrin Sejdiu, si perfaqesues i nje firme fantazme arabe.
Kush e lidhi Kokedhimen me kete firme fantazme, kur me aq sa mbajme mend, biznesmeni kosovar Sejdiu pritej nga ish presidenti i fundit komunist Ramiz Alia ?
Kush e perzgjodhi z.Koco, nje ish mesues i rendomte matematike qe u be sekretar i pare i Komitetit te Rinise te PP ne rrethin e Fierit, qe te ikte nga Fieri e te vinte e te krijonte nje biznes te fuqishem mbrenda nje kohe te shkurter ?
Kush i favorizoi vellezerit Frroku qe te vinin nga Puka e te beheshin multimilionere e pronare deri ne Himare, pasi kishin bere shume mekate jashte vendit ?
Si eshte e mundur qe biznesmene “demokristiane” shqiptare, lidhjet e tyre politike ti kene me PS, nje parti e ardhur direkt nga PP qe ishte armike e betuar e feve e krijoi te vetmin shtet atesit ne bote ?
Sigurisht qe pergjigje ketyre pyetjeve nuk mund t’ju jape asnje ILKDP, vecanerisht e komanduar nga socialistet.
ZOTI LEXUES NUK KA TE BEJ PS APO PD TE GJITHE JANE NJE SEPSE KANE BERË LEKE TE PISET DHE LEKU NUK KA NGJYRA.GJYNAH DHE FATI JONE I KEQ…NUK E DI…QE NE KETE VEND QE QUHET SHQIPERI JANE MBLEDHUR LLUMI I LLUMIT