Aktualitet

Mark Marku: Po bëhet fajtor Basha pse i kanë vjedhur zgjedhjet














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:36 - 17/05/21 |
mapo.al

Drejtuesi politik i demokratëve në qarkun e Lezhës Mark Marku deklaroi mbrëmjen e sotme se zgjedhjet e 25 Prillit janë më të manipuluarat në sistemin shqiptar.






Marku deklaroi në Opinion se Basha sot po bëhet fajtor pse të tjerët i vodhën zgjedhjet.


Marku theksoi se PD duhet të shkojë në parlament pasi sipas tij, për të kundërtën janë të interesuar vetë socialistët.







“Unë mendoj që ka thënë se nuk ka marrëveshje të dytë se herën e parë nuk I qëndruan. Unë e kam shprehur qëndrimin para se të shpreheshin të gjithë. Unë mendoj personalisht se zgjedhjet kanë qenë më të manipuluara në historinë e sistemi shqiptar. Unë kam thënë se nëse kishte një 97 ishte për shkak se u manipuluan zgjedhjet në 96.



Nëse ai I blen do hysh prapë në zgjedhje. Po bëhet fajtor Basha pse i kanë vjedhur zgjedhjet. Si me të ardhur hajduti me të vjedhur. Opozita nuk është organ akuze. Nuk mund t’i kërkosh opozitës të vërtetojë një krim zgjedhor. Unë nuk do bëj si këta që 8 vite kanë heshtur dhe flasin tani.

 Zgjedhjet nuk duheshin bërë në 13 qershor sepse të bësh këtë është të biesh në kurthin e Edi Ramës. Në parlament duhet të shkosh se mund të bësh beteja në parlament dhe beteja në rrugë. PS është e interesuar që PD të mos shkojë në parlament. Unë jam për këtë që beteja bëhet. Nuk mund t’i thuash Lulzim Bashës sot që duhet të japësh dorëheqjen se më janë manipuluar zgjedhjet”, u shpreh Mark Marku.

1


Etiketa: , , , ,

Pas