Arkiva 2

Mark Marku rrëfen para deputetëve presionin e policisë te Filologjiku: Shkelje flagrante e ligjit






               Publikuar në : 15:10 - 11/02/19 |
mapo.al

Pedagogu i Gazetarisë dhe Shkencave të Komunikimit, Mark Marku, ka sqaruar sot përpara komisionit Parlamentar të Medias dhe Mjeteve të Informimit Publik akuzat e artikuluara pak ditë më parë ndaj Policisë së Shtetit, ndërsa pedagogët e Filologjikut ishin në grevë. Një përfaqësi e pedagogëve ishin në seancë dëgjimore përpara këtij komisioni, për të rrëfyer lidhur me atë që ndodhi në auditore pak ditë më parë kur policia tentoi të mbyllë grevën e studentëve dhe pedagogëve.


Marku thotë se i qëndron akuzave, madje shton se jo vetëm njëherë, por policët kanë ardhur dy herë për të bërë presion tek Filologjiku me qëllim që studentët dhe pedagogët t’i jepnin fund protestës.

Ishte një shkelje flagrante e ligjit. Një ditë para se të ndodhte kjo, ishte këtu në komision ministri Lleshaj. Kishte ardhur për dëgjesë dhe për tu justifikuar, ndërsa të nesërmen na sillte policinë neve aty për t’i bërë karshillëk opinionit publik. Pra, tregojnë që nuk pyesin fare për ligjin. Ky është mesazhi më i keq që mund t’i jepet studentëve. Është hera e parë për mua që bëhem dëshmitar, jo vetëm unë por janë gati edhe kolegët e mi të vijnë, të dëshmojmë të gjithë për shkeljen e ligjit”- tha ai.

<
>
mark marku mark marku1 mark marku2 mark marku3 mark marku4 mark marku5 mark marku6 mark marku7

Pedagogu i njohur denoncoi pak ditë më parë prezencën e uniformave blu përreth ambienteve të Fakultetit Filologjik në një kohë kur pedagogët zhvillonin grevën për të detyruar qeverinë që të ndryshojë Ligjin e Arsimit të Lartë.

/Gazeta Mapo/ 


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas