Në studion e emisionit Opinion këtë mbrëmje është diksutuar për protestën e 7-të kombëtare të opozitës, ku paralajmërimet nuk munguan se e ardhmja mund të sjellë përplasje në vend. Analisti Mark Marku tha se qytetarët kanë dy alternativa: “O të bëhet mbret Edi Rama ose të ketë rezistencë.”
“Më mirë një demokraci e dhunshme se sa një diktaturë në heshtje. Kemi një pushtet që ushtron dhunë në të gjitha format. Kjo në protesta është dhunë simbolike, ne shikojmë në Greqi për shembull anarkistët apo kur bëjnë partitë e djathta i bëjnë një mijë herë më të dhunshme protestat. Mua më shqetëson, nëse vazhdon në këtë heshtje… Ka dy alternativa, ose të ulin kokën dhe të themi që mbret i këtij vendi të jetë Edi Rama, ose të rezistojmë. Se si do jetë rezistenca, nuk e di. Unë jam dhe për alternativë tjetër, që ta lësh t’i bëjë të gjitha. Të jap dorëheqjen dhe Meta, e t’ja lënë për dy vjet t’i vjedhë të gjitha”,- u shpreh Marku.
Një tjetër paralajmërim erdhi dhe nga gazetari Mentor Kikia. Sipas tij Shqipëria po shkon drejt zjarrit.
“Protesta e së dielës duhet parë si një formë e shkallëzuar. Krerët e opozitës që janë dhe administratorët kanë treguar qartë dhe shkoqur që protesta është e monitoruar, kur nuk lejojnë dhunë dhe kur lejojnë dhunë ata e kanë në dorë vetë. Këto janë mesazhe të qarta të opozitës për qeverinë. Duhet lexuar qartë mesazhi i Bashës në përmbyllje, u përmend të paktën 4 herë ik se në protestën tjetër fjalën do ta ketë sovrani. Unë mendoj që nuk ka leksione tani, le të mos e marrim me sportivitet. Shqipëria po shkon drejt zjarrit. Mos bëjmë sikur nuk po ndodh gjë, po ndodh më e keqja. Të dyja palët kanë vendosur të shkojnë në përballjen finale, se ca do prodhojë kjo finale nuk e di”,- tha Kikia. /Opinion.al/
Kush jane ato debila qe te kane vene ty te japesh leksione studenteve.Ti je komplet i politizuar dhe si i tille ti o duhet te vetlargohesh ose rektorati duhet te te largoje .Ti sjedhe vetem te keqia tek studentet.Studentet duhet te jene ne nje mendje me mua.Studentet nuk dojne politike por mesim shkence dhe zhvillim progresist.
Po kjo eshte e vetmja e vertete emergjente!