Aktualitet

Marok/ Një person tenton të sulmojë Papa Françeskun në rrugë (FOTO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:16 - 31/03/19 |
mapo.al

Papa Françesku filloi vizitën e tij në Marok, e dyta pas asaj në Gadishullin Arabik. Në një mesazh përpara nisjes për në Rabat Françesku tha se shkon në Marok si një pelegrin i paqes dhe i vëllazërisë, pasi sipas tij bota ka shumë nevojë për to.


Por kjo vizitë e Papës nuk ka kaluar pa incidente, pasi një person tentoi të sulmonte makinën me të cilën ai ishte duke udhëtuar. Gjatë kohës që ati i shenjtë po bënte parakalimin tradicional, një person shkëputet nga turma dhe vrapon drejt makinës ku ndodhej Papa Françesku.




Ai është ndaluar nga rojet e sigurisë që kanë ndërhyrë menjëherë. Sëbashku me Papën po parakalonte paralelisht edhe Mbreti i Marokut, Mohammed. Makina e këtij të fundit nuk ndaloi, ndërsa ajo ku ndodhej Papa shmangu agresorin.


Etiketa: , ,

Pas