Aktualitet

Marrëdhëniet me Ramën? – Kurti: Jemi dy shtete për një komb














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:49 - 03/03/21 |
mapo.al

Kryeministri i zgjedhur i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur sot për marrëdhëniet aktuale me homologun e tij në Shqipëri, Edi Rama, teksa ndodhej në Tiranë në një konferencë të përbashkët me kandidatin për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Boiken Abazi. 





Në një deklaratë për mediat nga qendra e Vetëvendosjes në Tiranë, Kurti tha se porsa të  konstituohet qeveria e re në Kosovë, kushdo kryeministër të vijë në krye të qeverisjes në Shqipëri, qoftë edhe Edi Rama, do të gëzojë marrëdhënie mjaft të mira me të.


Ai gjithashtu u shpreh se marrëveshjet e nisura mes dy vendeve do të vazhdojnë, dhe do të zbatohen.




“Porsa të zgjidhet qeveria e jonë e re, do të fillojmë bashkëpunimin me Republikën e Shqipërisë, me Edi Ramën, nëse do të ndërtohet qeveria para zgjedhjeve këtu. Do të vazhdojmë marrëveshjet që kanë nisur mes dy vendeve, do të kalojmë nga marrëveshjet e shkruara te zbatimi i tyre. Jemi dy shtete për një komb. Bashkëpunimi me çdo kryeministër apo president do të jetë shumë i mire”, – tha Kurti.

Lexo edhe :  Basha me fermerët në Baldushk: S'premtoj hënën, por subvencione sipas djersës

Kryeministri i zgjedhur i Kosovës konfirmoi se do të vijë të votojë më 25 prill për Vetëvendosjen, ndërsa tha se kjo forcë politike synon të jetë zëri i së vërtetës në Kuvendin e Shqipërisë.


Risjellim në vëmendje se Rama dhe Kurti janë përplasur hapur përsa i përket iniciativës mes Tiranës dhe Beogradit për mini Shengenin Ballkanik, demarkacionit dhe dialogut me Serbinë.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama e akuzon Kurtin për ndërhyrje dhe aksioma për të rrëzuar qeverinë e tij.

1


Etiketa: , , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas