Aktualitet

‘Marrëveshja e 5 qershorit të zbatohet’/ Raporteri Lega: Zgjedhjet e lira parakusht për integrimin








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:08 - 29/09/20 |
mapo.al

Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, David Lega deklaron se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një parakusht themelor i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.


Më tej, Lega shton se marrëveshja e 5 qershorit duhet të respektohet dhe të miratohet siç u firmos nga mazhoranca dhe opozita në prani të ndërkombëtarëve.


Statusi plotë i David Legas në Twitter:


Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një parakusht themelor i integrimit në BE. Marrëveshja e 5 qershorit u miratua në mënyrë konsensuale dhe u mbështet ndërkombëtarisht dhe duhej të zbatohej siç ishte rënë dakord.
Ndryshimet e njëanshme në këtë fazë janë kundër rekomandimeve të OSBE / ODIHR si dhe vendimit të Këshillit të BE për hapjen e negociatave të pranimit.
Partitë Popullore nxisin autoritetet të përmbahen nga çdo ndryshim i njëanshëm dhe të respektojnë marrëveshjen konsensuale siç është zotuar.


LEXO EDHE:

Reforma Zgjedhore, Wadephul: ODIHR të vlerësojë ndryshimet për listat


Etiketa: , ,

Pas