Në Dubrovnik po zhvillohet Samiti ekonomik 16+1 të Ballkanit Perëndimor. Samiti do të zhvillohet me pjesmarrje edhe të Kinës.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur dje, ndërkohë që mediat greke bëjnë të ditur se paraditen e sotme Rama do të zhvillojë një takim me kryeministrin grek Aleksis Tsipras.
Pritet që në këtë takim të diskutohen çështje që ende janë të pazgjidhura mes dy vendeve, sidomos ajo e kufijve detarë.
Marrëveshja mes Greqisë dhe Shqipërisë ka mbetur pezull për shkak të ndryshimeve në Ministritë e Jashtme të të dy vendeve tona.
Ndërkohë që së fundi situata është ashpërsuar edhe më shumë për shkak të ligjit për shpronësimin e pronave në bregdet, që sipas Greqisë cënonte të drejtat e minoritetit.
Për këtë Athina zyrtare kërcënoi Shqipërinë me veto në proceset e saj integruese, çka detyroi qëverinë Rama që të shfuqizonte vendimin, pa dhënë asnjë sqarim për qytetarët shqiptarë.
Etiketa: dubrovnik, Edi Rama, samiti 16+1, takim mes rames dhe tsipras, tsipras