Thursday, March 23, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Marrëveshja e emrit të Maqedonisë si fillimi i një politike perëndimore në rajon

by mapo.al
22/10/2018
in Kryesore
0

Nga Ervis Iljazaj

Nëse ka një vend ku tensionet e politikës ndërkombëtare ndihen dhe janë më të forta se kudo, është pikërisht Maqedonia, ose tashmë Maqedonia e Veriut. Ndikimet e superfuqive ndërkombëtare në këtë shtet, kanë gjetur pasqyrim në ngjarjet e fundit që kanë ndodhur. Sidomos, marrëveshja për ndryshimin e emrit.



Pas referendumit i cili nuk arriti kuorumin e duhur, marrëveshja e emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë u aprovua në Parlamentin maqedonas, dhe, ky është një lajm i mirë jo vetëm për të, por, edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë kuptim, politika maqedonase, përtej çdo tensioni dhe konflikti të brendshëm, zgjodhi perëndimin. Më detyrim ose jo, pak rëndësi ka. E rëndësishme është se, nën shembullin e Maqedonisë, po ecin drejt zgjidhjes shumë konflikte në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sepse, në të gjithë këtë histori negociatash, vihet re dy elemente të rëndësishme. E para është shpejtësia me të cilën u mbyll kjo marrëveshje vetëm në kohët e fundit, edhe pse ka patur shumë tentativa dhe ka përbërë një nga konfliktet më të rëndësishme midis dy vendeve për shumë vite. Shpejtësi, e cila u kritikua edhe nga qarqe të ndryshme politike të brendshme në vendet përkatëse.

Dhe e dyta, prezenca dhe insistimi i institucioneve të Bashkimit Europian për të nxitur të dyja vendet për një marrëveshje. Jo vetëm kaq, por në ditën e marrëveshjes, ishte prezente dhe përgjegjësja për politikën e jashtme të Bashkimit Europian, Federika Mogerini.

Në këtë moment dhe kontekst që po kalon Ballkani Perëndimor, të dyja këto elemente janë domethënëse për drejtimin që do të marrë politika e jashtme e Maqedonisë, por edhe e Ballkanit Perëndimor. Dhe, drejtimi, është padyshim procesi i integrimit në Bashkimin Europian. Në këtë kuptim, arritja e marrëveshjes përbën një shpresë të madhe për Maqedoninë për çeljen e negociatave. Në fakt, mënyra se si u arrit kjo marrëveshje, është dhe një shpresë për Shqipërinë dhe gjithë rajonin, sepse me të gjitha gjasat, çelja e negociatave nëse do të vendoset, do të vendoset bashkërisht për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Për këtë arsye, me insistimin e Bashkimit Europian, pak a shumë po marrin zgjidhje të gjitha konfliktet midis vendeve të Ballkanit që kanë qenë aty për shumë vite, dhe, që e kanë bërë këtë rajon problematik jo vetëm për to, por edhe për aleatët ndërkombëtarë, veçanërisht për SHBA dhe Bashkimit Europian.

Kështu që, para se të jepet ok nga BE për vazhdimin e procesit të mëtejshëm të integrimit, kërkohet sheshimi i të gjithave mosmarrëveshjeve midis këtyre shteteve. Në këtë kuadër duhet të shohim edhe marrëveshjen që është duke u negociuar midis Shqipërisë dhe Greqisë. Pa hyrë në detaje nëse është e favorshme ose jo për Shqipërinë, është e qartë që, kjo marrëveshje është thelbësore për ecurinë e mëtejshme të Shqipërisë drejt integrimit europian.

Kush mendon të kundërtën, që hapja e negociatave ose jo nuk ndikohet edhe nga kjo marrëveshje, harron se Greqia është një vend anëtar i Bashkimit Europian, dhe një shtet i cili shihet nga BE si potencial për të udhëhequr këtë rajon politikisht. Në këtë kuptim, fjala e ministrit të Jashtëm grek, duam apo s’duam ne, është e rëndësishme dhe me peshë, sa herë që bëhet fjalë për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Sigurisht, nuk është vendimtare, por ka një peshë politike të rëndësishme.

Për të gjitha këto arsye, arritja e marrëveshjes midis Greqisë dhe tashmë Maqedonisë së Veriut, është një marrëveshje që mban ende shpresat për integrimin e Ballkanit Perëndimor, dhe nxit përshpejtimin e këtij procesi.

Por, marrëveshja tregon edhe njëherë se, popullsia shqiptare në Maqedoni, ka luajtur një rol domethënës për këtë arritje. Askush nuk mund ta mohojë tashmë, se populli shqiptar i Maqedonisë së Veriut është në një tjetër dimension në politikëbërjen atje, dhe ka treguar gjithmonë që është një faktor stabilizues, si në këtë rast. Dhe ajo që është më e rëndësishmja, është një popull, i cili sheh gjithmonë me sytë nga BE dhe nga NATO.

Tags: BEemriMaqedoniaNga Ervis IljazajPolitikaVendimi

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

21/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Next Post
Aeroporti i Vlorës nuk është prioritet ekonomik kombëtar

Aeroporti i Vlorës nuk është prioritet ekonomik kombëtar

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In