Aktualitet

Marrëveshja e plotë PD-LSI, 13 pikat e qeverisjes së përbashkët














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:25 - 01/03/21 |
mapo.al

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë nënshkruar sot, më datë 1 Mars 2021, marrëveshje koalicioni me angazhimin për të zgjidhur problemet kushtetuese, institucionale, politike, ekonomike, sociale si dhe ato të shëndetit publik.





Marrëveshja që vjen në prag të zgjedhjeve më 25 prill, nga ana e dy liderëve, krydemokratit Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhit, konsiston në 13 pika.


Sipas tyre, pikat vijnë si kundërpërgjigje të situatës kaotike që ka prodhuar kryeministri Edi Rama; krizës së përgjithshme, krimit dhe korrupsionit.





  • Nxjerrja e vendit nga kriza e rëndë ekonomike
  • Përmbushja e të gjitha kushteve për hapjen e negociatave me BE-në
  • Rivendosja e shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit
  • Ndërtimi i një aksioni qeveritar intensiv për të frenuar shpopullimin masiv.
  • Prioritarizimi i krijimit të punësimit të mirëpaguar
  • Realizimi i një programi qeverisës me prioritet rininë, me arsim cilësor dhe mundësi të gjëra punësimi
  • Mundësi të barabarta për përfaqësimin e gruas në vendimmarrje
  • Luftë pa kompromis kundër krimit të organizuar
  • Zgjidhje në mënyrë prioritare problemit të rindërtimit të banesave të dëmtuara dhe shkatërruara nga tërmeti më 26 nëntor.
  • Dhënies fund problemit kritik të pandemisë Covid-19
  • Zhvillim real dhe të qenësishëm të kulturës dhe sportit
  • Mbrojtje të trashëgimisë kulturore
  • Garantim të rikthimit të pronave për komunitetet fetare
Lexo edhe :  Keqpërdoret numri i Ilir Metës- Zëdhënësi i presidentit: Do kërkojmë hetim

Risjellim në vëmendje se marrëveshja PD-LSI vjen pas paktit të krijimit të koalicionit në prill të vitit 2019. PD dhe LSI do të garojnë në lista të veçanta në zgjedhje. Dhe marrëveshja e nënshkruar 54 ditë larg zgjedhjeve parlamentare,  bazohet në dakordësinë që pushteti nesër dhe përgjegjësia në qeverisje, do të ndahen sipas rezultatit që partitë do të marrin më 25 prill.



  • <
    >
    Screenshot_9 Screenshot_10 Screenshot_11 Screenshot_12
1



Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas