Aktualitet

Marrëveshja finale me Serbinë, Thaçi takon sot në Berlin, Richard Grenell




Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:25 - 13/02/20 |
mapo.al

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të takohet sot me të dërguarin e posaçshëm të presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi që e ka bërë sot presidenca.


“Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, sonte do të ketë një takim zyrtar me të dërguarin e posaçëm të presidentit Trump për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell”, shkruhet në njoftim.


Thaçi dhe Grenell në takimin e sotëm do të diskutojnë me theks të vecantë për marrëveshjen Kosovë – Serbi.



“Në këtë takim, Presidenti Thaçi dhe ambasadori Grenell do të flasin për progresin e deritanishëm në procesin e dialogut si dhe hapat e ardhshëm drejt arritjes së marrëveshjes finale për njohje të ndërsjellët me Serbinë dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara”, shkruhet në njoftim.


Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për në Gjermani, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Munihut. Në këtë konferencë do të marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.


Me ambasadorin Grenell në anën tjetër është bërë e ditur se do të takohet edhe Aleksandër Vuçiq, presidenti serb.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas