Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reguar lidhur me marrëveshjen historike mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe të shpallur sot.
Me anë të një postimi në Twitter, Rama shkruan se marrëveshja është frymëzuese dhe uron që kjo të frymëzojë edhe të tjerët në rajon.
“Kjo është me të vërtetë frymëzuese dhe uroj me gjithë zemër që të frymëzojë të tjerët në rajon të ndjekin me të njëjtin frymë dhe të punojnë së bashku për një të ardhme të madhe të përbashkët të të gjithë njerëzve të tyre. Urime për të tre miqtë e shkëlqyer të Shqipërisë,” shkruan Rama.
This is really inspiring and I wish wholeheartedly that it will inspire others in the region to follow with the same spirit and work together for a common great future of all their people🤝Congratulations to all the three great friends of Albania🇺🇸🇮🇱🇦🇪 pic.twitter.com/5mYAz9Ew2p
— Edi Rama (@ediramaal) August 13, 2020