Në letrën me 120 nënshkrime të akademikëve, profesorëve universitarë, historianëve dhe artistëve, rekomandimet e Komisionit të përbashkët maqedonas-bullgar për çështje historike dhe arsimore për nderimin e përbashkët të pesë figurave historike janë të pavlefshme.
Nënshkruesit, kryesisht nga institucione shkencore, por edhe persona që punojnë në Kroaci, Holandë, Britani të Madhe, Australi dhe Kanada, thonë se historia sllave interpretohet në mënyrë bullgarocentrike, gjë që për shkencën është e papranueshme.
Tekstet e miratuara për nderim të përbashkët të pesë figurave historike, Car Samoili dhe iluministët sllavë Kirili e Metodi dhe Klimenti e Naumi, të miratuara në mes anëtarëve të Komisionit Historik bullgar – maqedonas
Për rreth 120 akademikë dhe profesorë nga Maqedonia e Veriut tekstet e miratuara si kompromis me Bullgarinë janë “pseudoshkencore” sepse për çështjet historike vendosin në prizmin politik.
“Rekomandimet e interpretojnë dhe e rishikojnë historinë maqedonase dhe rajonale ballkanike në mënyrë që ka pretekst politik dhe për këtë arsye shkelin parimin e shkencës dhe të etikës. Nën shfaqjen e reciprocitetit, “rekomandimet” promovojnë metodë të interpretimit arbitrar dhe të njëanshëm të fakteve historike, figurave, ngjarjeve dhe proceseve që janë të rëndësishme për më shumë popuj, kultura, shtete dhe epoka”.
Ekipi i historianëve në Komisionin Historik të hënën u arsyetuan se me zgjidhjet e miratuara, sipas tyre, zgjidhje të kompromisit, me kolegët nga Bullgaria, nuk mohohet identiteti maqedonas, duke pranuar se presion më të madh nga pala bullgare presin në lidhje me kërkesën për bazë të përbashkët për figurat dhe ngjarjet e shekullit të XVIII dhe të XX.