Aktualitet

Marrëveshja me Greqinë, Sazan Guri zbulon sekretin: Nëndeti shqiptar i pasur me naftë









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:48 - 29/03/18 |
mapo.al

Eksperti i mjedisit, Sazan Guri shprehet se nëndeti shqiptar dhe pika e cila po diskutohet në negociata mes Shqipërisë dhe Greqisë, ka sasi të madhe nafte.



“Ndarja me Italinë u bë për shkak të gjerësisë së madhe detare dhe të ishte shumë më i lehtë… Kur vijmë tek pjesa mes Shqipërisë dhe Greqisë, që e kemi përbri, atëherë kjo marrëdhënie kalon dhe konceptin e 12 miljeve, që as Greqia sja merr dot vendit tonë, por dhe anasjelltas.


Këtu vjen neni tre i konventës, i cili ndihmon se këtu duhet mbërritur në marrëveshja mes dy vendeve, kur mungon në marrëveshja, kalon në pika matje, nëse të dy vendet e pranojnë që do kenë një kufi të përbashkët.




Tek kjo marrëdhënie kërkohet barazi, pika të barabarta dhe integritet. Populli shqiptare ka nuhatur se këtu ka elemnte pazari…”, tha Guri gjatë emisionit “360gradë” ku u diskutua dhe çështja e detit dhe marrëveshjes Shqipëri-Greqi.



 Më tej eksperti ka sqaruar se në vitin 1992 për nëndetin shqiptarë u arrit një marrëveshje me disa kompani amerikane dhe kanadeze të cilat bënë studime edhe për çështje sizmike. “Tani mes Korfuzit dhe vendit tonë është zonë sizmike, por nga studimet e bëra nga instituti i naftës është vënë re se me të njëjtën ngjyrë si toka shqiptare, me të njëjtët shkëmbinj karbonatik dhe me të njëjtën trajtë naftëmbajtëse…Profili gjeofizik është i pasur me naftë…”, tha Guri.


1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas