Aktualitet

Marrëveshja me PD – Mediu: Kemi mirëkuptim për të dalë bashkë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:16 - 10/02/21 |
mapo.al

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, pak pas takimit me kreun e Demokratëve, Lulzim Basha dha një prononcim për mediat ku la të nënkuptuar se ka një marrëveshje në parim me PD-në.





Mediu nuk tregoi detaje nga biseda me Bashën, ndërsa theksoi se me rëndësi është përmbysja e regjimit aktual.


Sipas tij, ai është i gatshëm që të kandidojë kudo.




“Kemi mirëkuptimin për të dalë me lista dhe program të përbashkët. Konkurrimi duhet të përfshijë njerëz që të maksimalizohet vota e opozitës. Në analizë se ku janë zonat dhe se ku do të jetë, është pjesë e diskutimit. E kam thënë, jam i gatshëm që të kandidojë kudo. S’kemi folur për këtë gjë, por për PR që ka peshë në votën elektorale. Nuk ka mandate PR në lista, por ka kontribute dhe konkurrime. S’ka vende të sigurta. S’mund të ketë vende të sigurta për kërkënd. PR ka peshën e saj elektorale. Ato vota duhet të jenë pozitive për mandate.”, tha Mediu.

Lexo edhe :  Rama takim me patronazhistët: T'u merrni të keqen! Mos harroni, ju njohin mirë

1



Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas