Bota

Marrëveshja me Putin, Erdogan: “Nuk ka kthim pas”






               Publikuar në : 09:03 - 15/03/19 |
mapo.al

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij nuk do të kthehet prapa nga marrëveshja për blerjen e sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400, transmeton Anadolu Agency (AA).


“Kemi përfunduar këtë biznes. Për ne, kthimi prapa është jashtë diskutimit”, tha presidenti Erdoğan për kanalin e lajmeve Haberturk, duke iu referuar marrëveshjes së blerjes së sistemit rus.

Erdoğan tha se Rusia do t’i dorëzoj raketat këtë korrik dhe shtoi se Turqia po ashtu është e hapur për oferta nga SHBA-të për blerjen e sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot.

Zyrtatër e SHBA-ve kanë sugjeruar se Turqia duhet të blej raketa Patriot të SHBA-ve në vend të sistemit rus, duke argumentuar se S-400 është i papajtueshëm me sistemet e NATO-s.

Por, zyrtarët turq kundërshtuan se Ankaraja nuk do të anuloj marrëveshjen e saj me Rusinë, edhe nëse do të blinte sistemin Patriot dhe po ashtu u ankuan se deri tani aleatët e saj nuk donin t’i shesin Turqisë mbrojtje raketore.


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas