Aktualitet

Marrëveshja PD-LSI / Braimllari: Bashkim energjish kundër Ramës!














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:49 - 01/03/21 |
mapo.al

Ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari, deklaroi sot në një intervistë televizive se marrëveshja e firmosur sot mes kreut të PD, Lulzim Basha dhe kryetares së LSI, Monika Kryemadhi,  është bashkim energjish kundër kryeministrit Edi Rama, në kuadër të zgjedhjeve më 25 prill.





“Nuk ka alternativë Rilindja, ka njerëz të konsumuar në të gjithë qarqet. Energjia e Rilindjes është fokusuar te Rilindja duke lënë mënjanë socialist të ndershëm, do ketë personazhë që vijnë nga oligarkia. Shkërmoqja e LSI është meraku më i madh i  Rilindjes sot.


Nëse LSI do shkërmoqej, pse artikulimi politik është vetëm te LSI?! LSI s’ka njerëz, ndërsa ne na kanë gjobitur se kemi njerëz nëpër lokale. Ka një dakordësi sa i përket marrëveshjes. Rakordim programi në mënyrë që të implementohet. Pikat e LSI janë pranuar nga fronti. Marrëveshja është bashkim energjish kundër Ramës dhe për të rikthyer shpresën në vend”, tha Braimllari.

Lexo edhe :  "Po faktohet masakra zgjedhore" - LSI kërkon rinumërim në disa qarqe




Teksa u ndal në zgjedhjet më 25 prill, Braimllari tha se LSI është shumë e fortë në Berat dhe Korçë.



“Ne jemi mbi 3 mandate në Berat, sipas sondazheve. LSi është shumë e fortë në Berat. Në Korçë do marrë 4 mandate.”


1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas