Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot marrëveshjen PD-LSI, të nënshkruar 54 ditë larg zgjedhjeve më 25 prill.
Në konferencën e përjavshme me temë “Ekonomia në Fokus”, Rama nuk e kurseu ironinë për “shtrëngimin e duarve” mes liderëve Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.
Ai gjithashtu e komentoi si pjesë të planit për të vendosur kryedemokratin në shërbim të presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, me synim shkatërrimin e reformës në drejtësi.
“Sa i përket marrjes së drejtimit të opozitës, kjo besoj është e qartë, për ata që shikojnë përtej asaj që duket, mjafton të shikojnë marrëveshjen e djeshme për të kuptuar planin. Pse u firmos marrëveshja dje? Për cfarë? Si mund të firmoset para zgjedhjeve një marrëveshje që shkojnë të ndarë në zgjedhje, për çfarë?
Është pjesë e planit për të lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës, për llogari të Ilirit dhe Saliu dhe pastaj ose për të marrë pushtetin dhe për të shpërbërë reformën në drejtësi ose kokën e Lulit, a ka më thjeshtë se kaq, dhe është shumë e qartë pse e duan Lulin para zgjedhjeve. Por këtu problemi nuk është Meta, por Lulzim Basha që nuk ka këllqe”, – tha Rama.
Kreu i qeverisë deklaroi se reforma në drejtësi ka nisur që të japë efektet e saj, dhe është pikërisht kjo çka frikëson kundërshtarët e tij politikë.
LEXO EDHE:
Marrëveshja e plotë PD-LSI, 13 pikat e qeverisjes së përbashkët