Aktualitet

Marrëveshja Uashingtonit/ Albin Kurti: Nuk do ta respektojmë nëse kthehemi në drejtim të Kosovës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:34 - 09/09/20 |
mapo.al

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe lideri i opozitës në Kosovë, Albin Kurti në një status në Twitter ka deklaruar se nuk do ta respektojë marrëveshjen ekonomike të firmosur në Uashington nga Kryeministri Hoti.





“Ne nuk kemi detyrime për zotimet e Kryeministrit të paligjshëm të Kosovës kur të kthehemi në detyrë. Nënshkrimi i tij poshtë teksteve jo koherente dhe jo transparente është kundër vullnetit të popullit, rendit demokratik dhe shkel kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ato nuk do të ratifikohen në Parlamentin tonë”, ka shkruar ai në Twitter.


Më tej ai ka thënë se vetëm dialogu parimor dhe i përgatitur mirë çon në marrëveshje të drejta dhe të qëndrueshme.




“Ndërmjetësit duhet të përmbahen nga nxitja e marrëveshjeve që shkaktojnë përçarje të mëtejshme midis Kosovës dhe Serbisë. Vetëm dialogu parimor dhe i përgatitur mirë çon në marrëveshje të drejta dhe të qëndrueshme”, është shprehur ai.

Lexo edhe :  Basha me shoqatën e fasonëve: Mbështetje për produktet 'Made in Albania'

LEXO EDHE:

‘Je gjithmonë kundër SHBA-së’ – Grenell i përgjigjet Albin Kurtit

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas