Kryesore

“Marrëveshje prapa krahëve”/ Basha zbulon kujt i drejtohej mesazhi i Yuri Kim




Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:57 - 22/05/20 |
mapo.al

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka folur për krizën politike në vend, ndërsa ka komentuar edhe dhunën e përdorur gjatë protestës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.


I pyetur për reagimin e ambasadores së SHBA, Yuri Kim, Basha theksoi se me deklaratat e saj ambasadorja i është drejtuar atyre që kanë plane për të konsoliduar kapjen e drejtësisë në një moment që drejtësia do të bëjë detyrën.


Gjithashtu Basha u ndal edhe tek kriza ekonomike, ndërsa theksoi se fermerët nuk janë ndihmuar me paketa nga qeveria. Basha u shpreh se e gjithë përpjekja për shembjen e ndërtesës është bërë për të marrë truallin ku ndodhej godina e teatrit.



Sipas tij teatri është vetëm një seri episodesh që tregon krizën e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Kryeministri Rama sipas tij nuk ka interes për Reformën Zgjedhore, ndërsa shtoi se nuk pranon as ndryshimin e sistemit. Deklaratat e tij Basha i bëri në studion e Abc News.


Pjesë nga intervista


Pyetje: Ambasadorja amerikane dje tha se ‘Nuk dua t’u besoj thashethemeve për të vrarë reformën pas krahëve’. Kujt ia drejtonte këtë? Si e komentoni këtë?
Lulzim Basha: Unë e di që televizioni juaj ka transmetuar intervista të deputetëve socialistë që kanë kërkuar ndërhyrje në reformën në drejtësi. Kështu që pa asnjë mëdyshje kjo u drejtohet atyre që, në pikëpamjen time, kanë plane për të konsoliduar kapjen e drejtësisë në një moment kur drejtësia duhet të bëjë detyrën. Dhe që drejtësia të bëjë detyrën sot Erion Veliaj duhet të ishte i pandehur, Edi Rama duhet të ishte i pandehur, Ardi Veliu duhet të ishte i pandehur. Të gjithë ata që dhunuan kolegët tuaj, që dhunuan artistët duhet të ishin të pandehur. Kjo është sfida e vërtetë e drejtësisë sot. Ndërsa ata që i tremben drejtësisë, ata që i tremben 339-ës, 184-ës, dosjeve me afera korruptive, janë arsyeja e vetme pse shqiptarët kanë një paketë ndihme tre herë më të vogël sesa qytetarët e Republikës së Kosovës.

Pyetje: Kush po e minon reformën në drejtësi?
Lulzim Basha: Ata që vjedhin paratë e shqiptarëve dhe, si rezultat i kësaj, biznesi shqiptar vuan dhe po falimenton dhe familjet shqiptare kanë ngelur për bukën e gojës, nuk kanë më kapacitete as për të marrë borxh dhe as për të shkuar tek listat e dyqaneve. Pse? Sepse paratë e tyre vidhen me koncensione, vidhen me inceneratorët, vidhen me koncensionet e rrugëve, vidhen me koncensionet e korruptuara të shëndetësisë. Këta e dinë që po të ketë një shans drejtësia e pavarur, këta jo vetëm humbasin privilegjet dhe paratë që u kanë vjedhur shqiptarëve, të cilat do t’u kthehen shqiptarëve, por përfundojnë në burg. Por edhe një herë duhet ta kuptojmë që është kjo arsyeja pse Edi Rama zgjedh, vendos edhe në kohë pandemie që shqiptarëve t’u japë një paketë ndihme 1/3 e asaj të Kosovës, ndërsa oligarkët të vazhdojë t’i paguajë ashtu siç duhet.

LEXO EDHE: 

Basha: S’ka marrëveshje me Ramën, të shkojmë sa më shpejt në zgjedhje


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas