Kryesore

Marrëveshje prapa krahëve kundër Reformës në Drejtësi? Rama reagon pas deklaratës së Yuri Kim





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:41 - 21/05/20 |
mapo.al

“Ferri është bosh dhe të gjithë djajtë janë këtu”.


Kjo është thënia e William Shakespeare të cilën kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta përdorë si reagim ndaj deklaratës së ambasadores në SHBA në Tiranë, Yuri Kim.



Ajo u shpreh në Twitter se ka zëra që flasin për një marrëveshje të fshehtë kundër Reformës në Drejtësi, pa dhënë detaje konkrete.


“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë”, u shpreh ambasadorja amerikane, Kim, ndërsa kryeministri Edi Rama i ka bërë ripostim duke shtuar: Jam dakord”.

Deklarata e fortë e Yuri Kim erdhi pas takimeve që ajo ka zhvilluar dy ditët e fundit me kryeministrin Edi Rama dje në zyrën e tij dhe me kreun e shtetit Ilir Meta ditën e sotme në Presidencë. Në fokus të këtyre takimeve mësohet se ka qenë pikërisht Reforma në Drejtësi dhe ecuria e saj.

LEXO EDHE: 

Reagon ashpër Yuri Kim, flet për marrëveshje prapa krahëve kundër Reformës në Drejtësi


Etiketa: , ,

Pas