Kryesore

“Marrëveshjen e detit e prishi Turqia”/ Rama i përgjigjet Bakojanis: Kurrë nuk kam folur me Erdogan








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:19 - 16/09/20 |
mapo.al

Gjatë Konferencës për Ballkanin Perëndimor në Athinë, kryeministri Edi Rama ka replikuar me ish-ministren e Jashtme greke, Dora Bakojanis, lidhur me marrëveshjen e 2009-ës për ndarjen e detit.


E ftuar në panel, Bakojanis tha se marrëveshja u prish pas ndërhyrjes së Turqisë. Por Rama ka ndërhyrë duke kundërshtuar këtë deklaratë të ish-diplomates greke. Kreu i qeverisë ka sjellë në vëmendje një takim të tij me presidentin turk (atëherë kryeministër), Rexhep Taip Erdogan, duke shtuar se për çështjen e detit nuk ka folur kurrë me të.


“Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka marrë vendim për marrëveshjen e detit në vitin 2009. Në atë kohë kurrë nuk e kisha folur me presidentin Erdogan, nuk kishim asnjë marrëdhënie, sepse ne ishim partia e opozitës, dhe vendosëm ta çonim marrëveshjen në gjykatë sepse kishte debat dhe nuk doja që të bëhej politik”, tha Rama.


“Ideja që e kam dëgjuar nga autoritete të larta që kjo është një marrëveshje e cila është ndaluar nga ndërhyrja e Turqisë, është absolutisht e pavërtetë. Mund të them se në asnjë takim nuk kam dëgjuar prej tij që kjo çështje të ketë interes për Turqinë”.


LEXO EDHE: 

Bakojanis: Marrëveshja e detit me Shqipërinë u prish nga Turqia


Etiketa: , , ,

Pas