Edi Reja shuan çdo dyshim në lidhje me të ardhmen e tij në kombëtaren e Shqipërisë. Trajneri italian jo vetëm që ka arritur marrëveshjen me Armand Dukën, por edhe ka vendosur firmën e tij në kontratën e re. Gjithçka është mbyllur, ndërsa tani pritet zyrtarizimi formal, ku tekniku dhe presidenti i FSHF-së do të shtrëngojnë duart përpara mediave.
Një ditë më parë Reja dhe Duka kanë firmosur zgjatjen e bashkëpunimit mes tyre. Detajet e kontratës nuk kanë ndryshuar nga sa është folur javët e fundit. Trajneri do të qëndrojë në drejtim të kombëtares kuqezi edhe për katër vitet e ardhshëm.