Aktualitet

Marrin sot mandatin në KQZ, edhe 3 “tradhtarë” të tjerë nga PD e LSI





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:06 - 27/03/19 |
mapo.al

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot për t’u dhënë mandatin e deputetit tre kandidatëve të tjerë në radhët e opozitës, që kanë plotësuar formularin e dekriminalizimit. Kreu i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, i përfshirë në listat e PD-së në Qarkun e Vlorës, do të marrë sot mandatin e lënë nga ish-deputeti Agron Shehaj.


Ish-kreu i PD-së në Peqin, Arben Elezi, do të marrë mandatin e lënë nga nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho në Qarkun e Elbasanit. Nga radhët e LSI-së në Shkodër, në vend të Agron Çelës do të marrë mandatin Ambra Borova. Tre deputetët e rinj që do të marrin mandatin pritet të bëjnë betimin në seancën e kësaj të enjteje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të deputetëve në Parlament në 99. Deri sot, LSI-ja ka plotësuar vendet e lëna bosh nga 11 ish-deputetë të saj, ndërkohë që PD-ja ka qenë më solide, ku vetëm 6 ishkandidatë kanë pranuar të marrin mandatin e deputetit.


KQZ-ja do të vijojë të dërgojë në adresat e kandidatëve pasardhës thirrjen për marrjen e mandatit të deputetit deri në përfundim të listave shumëemërore, që do të sillnin edhe një Parlament me më pak se 140 deputetë. Kështu, në Qarkun e Kukësit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur pazgjedhshmërinë për të gjithë kandidatët e listës së PD-së në këtë qark. E njëjta situatë është edhe në Qarkun e Gjirokastrës dhe të Lezhës. Ndërkohë pritet që deputetët e opozitës në Parlament të ngrenë edhe grupet e reja parlamentare.


PD
Myslim Murrizi
Rudina Hajdari
Ligoraq Karamelo
Alban Zeneli
Majlinda Halilaj
Lefter Maliqi


LSI
Enda Koçiraj
Nimet Musai
Ralf Gjoni
Ylli Shehi
Aurora Mara
Erdiola Braha
Edlira Hyseni
Enver Roshi
Edmond Rrushi
Elda Hoti

MARRIN SOT MANDATIN
PD
Adriatik Alimadhi
Arben Elezi

LSI
Ambra Borova


Etiketa: , , , , ,

Pas