fbpx

Aktualitet

Marseja solidarizohet me Shqipërinë dhe fton tifozët të dhurojnë…





               Publikuar në : 20:59 - 02/12/19 |
mapo.al

Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë para pak ditësh, i cili solli viktima dhe dëme të shumta, ka bërë që shumë njerëz, skuadra futbolli, organizata e qeveri vendesh të ndryshme të solidarizohen me vendin tonë.


Mbështetjes për Shqipërinë i është bashkuar edhe ekipi francez i Marsejës, aty ku ka luajtur ish-kapiteni ynë Lorik Cana.



Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi francez i shpreh ngullëllime famlijeve që humbën personat e tyre nga tërmeti dhe ka ftuar fansat të ofrojnë ndihma për të prekurit.


“Shqipëria, kombi i ish-kapitenin tonë Lorik Cana, është goditur javën e kaluar nga një tërmet i fuqishëm. Olimpik Marsejë i jep mbështetjen popullit shqiptar dhe u shpreh ngushëllimet familjeve të goditura nga ky tërmet. Klubi dëshiron të sensibilizojë mbështetësit e tij për këtë ngjarje tragjike dhe ju informojmë se është e mundur që të dhuroni për popullatën shqiptare të goditur nga lëkundjet sizmike.”, shkruan klubi francez në faqen zyrtare.


Etiketa: , ,

Pas