ShowBizz

Martesa e Scarlett: Ceremonia ishte aq private, sa lajmi u bë i ditur 1 javë më vonë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:27 - 30/10/20 |
mapo.al

Scarlett Johansson dhe Colin Jost i thanë njëri-tjetrit “Po” gjatë një ceremonie private, më 23 tetor.


Lajmi u bë i ditur nga “Meals on Wheels”, një organizatë që lufton urinë në komunitetin e të moshuarve, e cila duket se po bashkëpunon me çiftin e njohur, për t’i ardhur në ndihmë moshës së tretë gjatë pandemisë Covid-19.


Një komunikim ky që vjen një javë pas ceremonisë martesore, tërësisht private, vetëm mes miqve të ngushtë dhe familjarëve.



“Ne jemi të ngazëllyer për t’ju dhënë lajmin se Scarlett Johansson dhe Colin Jost u martuan gjatë fundjavës në një ceremoni intime me familjen e tyre dhe njerëzit më të afërt, pas masave paraprake të sigurisë për Covid-19.”



“Dëshira e tyre e dasmës është të ndihmojnë në bërjen e një ndryshimi për të moshuarit e pambrojtur gjatë kësaj kohe të vështirë, duke mbështetur @mealsonwheelsamerica.”

Scarlett Johansson dhe Colin Jost u fejuan në vitin 2019 pas një lidhjeje dy-vjeçare.

Për të parë herë, aktorja foli për fejesën e saj në tetor të 2019-ës, në emisionin e moderatores së njohur Ellen DeGeneres:

“Ishte e habitshme, ai ka aq shumë pas asaj tryezës së lajmeve ku fshihet”, tha ajo duke iu referuar “Weekend Update” dhe “Saturday Night Live”. “Ai është shumë simpatik, i zhytur në mendime dhe romantik.”

Kjo është martesa e parë e Jost. Johansson ka qenë më parë e martuar me Ryan Reynolds, nga viti 2008 deri në 2010-ën, dhe me Romain Dauriac (2014-2017), me të cilin ajo ka një fëmijë.


Etiketa: , ,

Pas