Aktualitet

Martesa që theu pandeminë, çifti nordik që frymëzoi botën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:45 - 21/07/20 |
mapo.al

Një nuse norvegjeze u martua me dhëndrrin suedez në një ceremoni që u mbajt në kufirin mes dy vendeve, kjo për shkak të pengesave që kanë sjellë masat anti-covid.


Çifti i tha BBC-së, se nuk mund të prisnin më, dhe se ata nuk donin të shtynin datën e fiksuar.


“Gjithçka që donim, ishite të martoheshim”, u shprehën ata.


Meqënëse Suedia nuk ka ndërmarrë masa të forta kufizuese, vendet fqinje përfshirë Norvegjinë i kanë ndaluar udhëtimet atje.


Në këto kushte, çifti i ri i shkëmbeu betimet në një pyll ku ata qendronin në dy anët e kufirit, të ndarë nga një shirit.

Kamila tha se në fillim e kish shprehur këtë ide si shaka, por familjarët reaguan me entuziasëm.

Aleksandri mendoi se në fillim askush nuk do të bashkohej në këtë ceremoni përmes pyllit, por më pas vuri re që jo pak të afërm dhe miq u afruan.

Surpriza ishte se në këtë dasëm morën pjesë dy oficerë policie përgjegjës për ruajtjen e kufirit. Ata u ftuan dhe nuk mund të refuzonin.

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas