Aktualitet

Martesat në kohë pandemie








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:09 - 03/08/20 |
mapo.al

Si për pothuajse çdo aspekt të jetës, pandemia e koronavirusit ka ndikuar edhe në ceremonitë martesore. Shumë çifte amerikane u detyruan të anulojnë dasmat e tyre, për të shmangur përhapjen e virusit në tubime të mëdha. Por jo të gjithë ndoqën këtë rrugë. Disa të tjerë po i mbajnë ato, megjithëse me shumë më pak të ftuar.


Ashley Schaar dhe Austin Butterfield kishin planifikuar që këtë moment ta ndanin me shumë familjarë e miq.


Por, COVID-19 pamundësoi këto plane.


Ndryshe nga shumë amerikanë që anuluan ceremonitë ose ndërruan datën, çifti nga Miçigani zëvendësoi dasmën me një mini-dasmë të re, me vetëm pesë të ftuar.


“Ishte e përkryer. Ndonëse kishim planifikuar dasmë shumë të madhe, kjo ceremoni doli të jetë gjithçka që kam dashur. Nuk mund të jem më e lumtur se kaq”, tha Ashley Butterfield, e martuar.


Sipas të dhënave në faqen e planifikimit të dasmave “The Knot”, përpara se pandemia të ndryshonte jetët e njerëzve, 20 deri në 30 mijë dasma janë mbajtur çdo fundjavë në Shtetet e Bashkuara.

Ata thonë se më shumë se 55 mijë dasma ishin planifikuar për prill, maj dhe qershor të këtij viti.

Faqja njofton se në nivel vendi, 93 për qind e çifteve po ndryshojnë datat, ndërsa vetëm 7 për qind po i anulojnë ato.

Përpara pandemisë dasmat me 130 të ftuar kushtonin afër 34 mijë dollarë.

Ndërsa një dasme e vogël si kjo në fermën “Zingerman’s Cornman” kushton vetëm 2 mijë dollarë.

“Mësuam për dasmat e vogla pasi kërkuam në google, pas panikut që na kaploi nga anulimi i dasmës që kishim planifikuar për në dhjetor. Ndihemi me fat që gjetëm vend sepse kërkesat ishin të shumta”, tha e sapomartuara Ashley Butterfield.

Por çifti shqetësohet se ç’mendojnë të ftuarit që ishin parashikuar për dasmën e madhe.

“Shumë familjarë dëshironin të ishin me ne dhe nuk e kuptonin se dasma e vogël nënkupton tubim shumë i vogël. Por pasi të shohin fotografitë besoj se do ta kuptojnë dhe do të jenë të lumtur për ne”, tha Ashley Butterfield.

Dasma e vogël nëfermë zgjati një orë e gjysmë.

Çmimi përfshinte altarin, lulet, fotografitë, ceremoninë e kurorëzimit, ëmbëlsirën dhe shampanjën.

Çifti kishte të drejtë të ftonte jo më shumë se tetë pjesëmarrës./VOA/


Etiketa: , ,

Pas