Pas bashkimit të dy aktorëve të njohur të Hollywoodit Brad Pitt dhe Leonardo Di Caprio, pritet të realizohet një tjetër bashkëpunim mjaft interesant.
Mësohet se këtë herë regjisori Martin Scorsese do të realizojë një film të ri ku dëshiron të jenë pjesë aktorët e tij të preferuar.
“Killers of the Flower Moon” është prodhimi i ri i regjisorit, i cili do të ketë pjesë të kastit Robert De Niron dhe Leonardo DiCaprion, që do të kenë rolet kryesore.
Pritet që xhirimet e këtij prodhimi kinematografik të nisin në fund të verës.
Subjekti i filmit “Killers of the Flower Moon” do të ketë në qendër të tij një seri vrasjesh misterioze që kanë ndodhur në vitet ’20 në Osage, zonë që ka popullsi indiane.
Një agjent i korruptuar i FBI-së do të nisë të hetojnë në lidhje më këto krime.