Aktualitet

Martin Shkreli urdhërohet të kthejë 64 milionë dollarë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 01:18 - 15/01/22 |
mapo.al

Martin Shkreli urdhërohet të kthejë 64 milionë dollarë

Një gjykatëse federale urdhëroi të premten Martin Shkrelin të kthejë 64.6 milionë dollarë fitime që ai dhe kompania e tij kishin siguruar nga rritja masive artificiale e çmimit të ilaçit Daraprim dhe ia ndaloi atij përgjithmonë të marrë pjesë në industrinë farmaceutike.






Vendimi i gjykatëses Denise Cote erdhi disa javë pas një procesi gjyqësor shtatë ditor në dhjetor. Komisioni Federal i Tregtisë dhe shtatë shtete ngritën padi ndaj Shkrelit në vitin 2020.


Shkreli ishte shef ekzekutiv i kompanisë Turing Pharmaceuticals – që më pas u quajt Vyera – kur ajo rriti çmimin e ilaçit Daraprim, i cili trajton një infeksion të rrallë parazitar që prek gratë shtatzëna, pacientët me kancer dhe pacientët me SIDA.







Ai dhe kompania e rritën çmimin 5 mijë për qind, ose 750 dollarë për pilulë.




Shkreli i mbrojti veprimet e tij duke thënë se ishte në përputhje me rregullat e kapitalizmit dhe tha se sigurimet dhe programet e tjera bëjnë të mundur që njerëzit që kanë nevojë për Daraprim të mund ta sigurojnë atë.



Por veprimet e tij ngjallën indinjatë duke filluar që nga qendrat mjekësore deri tek kandidatët për president në vitin 2016, Hillary Clinton dhe Donald Trump./AP

150



CLOSE
CLOSE
Pas