Inter udhëton në Napoli për sfidën e parafundit të Serie A, një ndeshje ku kërkojnë fitoren për të siguruar pjesëmarrjen në Champions League. Sipas të gjitha raportimeve nga kampi zikaltër, trajneri Luciano Spalletti sot do e fillojë ndeshjen me Lautaro Martinez në sulm, për të lënë Icardin në stol. Sulmuesi i ri do të ketë shansin të tregojë vlerat dhe të kthehet tek goli, që pas 17 marsit, datë kur shënoi në derbi ndaj Milanit.
Për të do jetë ndeshja për të bindur klubit që të besojnë tek ai për sezonin 2019-20. Edhe pse 22 vjeç mund të jetë ai sulmuesi kryesor i zikaltërve nëse largohet përfundimisht Icardi. Misioni i dytë është shënimi i golit dhe loja e mirë për të bindur trajnerin e Argjentinës, Lionel Scaloni, që ta grumbullojë në kombëtare për Copa America.
Kujtojmë që Martinez është bërë pjesë e listës paraprake për të luajtur me “Abiceleste”, por pritet që këto ditë Scaloni të publikojë listën përfundimtare dhe sulmuesi i ri shpreson të ketë një vend për të në këtë kompeticion.