Gruaja, e cila i vinte një detektor gënjeshtrash partnerit të saj sa herë ky i fundit kthehej në shtëpi, tashmë është martuar me të.
Debbie Wood, 43 vjeç nga Leicester në Britaninë e Madhe, ishte aq e frikësuar se partneri i saj, Steve Wood 31 vjeç, do ta tradhëtonte, sa i përgjonte telefonin celular, llogarinë bankare si dhe emailin disa herë në ditë.
Por tashmë 43- vjeçarja ka gjetur qetësinë dhe është martuar me të natën e Hallouinit.
Lajmi i marrëdhënies së këtij çifti pushtoi gjithë mediat britanike vitin e shkuar pasi Debbie vuante nga sindroma Otello, e cila shkakton një xhelozi artificiale.
Ajo madje i kishte ndaluar partnerit të saj që të shihte femra në televizor apo në revista.
“Mendoj se Steve është i mrekullueshëm, por nuk është ai problemi. Nuk mund ta lë që të shikojë femrat e tjera kur del. Kur je në një lidhje, duhet të kesh sy vetëm për partnerin tënd”, pati deklaruar 43- vjeçarja.
Çifti u njoh fillimisht në vitin 2011, kur Debbie ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara ku jetoi për 10 vjet.
Në SHBA ajo pati një lidhje të gjatë, e cila përfundoi keq, dhe sipas mjekëve ajo mund të ketë qenë shkaku i sëmundjes së saj të rrallë, të quajtur Sindroma Otello.
Paranoja e saj arriti deri aty sa çdo mbrëmje ajo e detyronte partnerin e saj t’i nënshtrohej detektorit të gënjeshtrës. Megjithatë Debbie e la mënjanë frikën e saj dhe çifti vendosi të martohej pikërisht mbrëmjen e Hallouinit.