Aktualitet

Masakër në Britaninë e Madhe, shuhet e gjithë familja





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:20 - 01/04/20 |
mapo.al

Një javë pas vendosjes së karantinës së ashpër në Britani, janë raportuar të paktën tre episode të dhunës brenda famijes që kanë përfunduar me vrasje. Nëna babai dhe dy vazjat e vogla të çiftit së bashku me qenin e tyre janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre, në atë që dyshohet si një vrasje-vetëvrasje gjatë karantinës së koroanvirusit.


Kelly Fitzgibbons, 40 vjeçe, burri i saj Robert Needham, 42 vjeç dhe vajzat e tyre Ava, pesë vjeçe, e Lexi, tre, vdiqën në shtëpinë e tyre në qytezën e Woodmancote, West Sussex.


Policia ka nisur hetimet për vrasje por thotë se nuk po kërkon për persona të tjerë pasi sugjeron se ndërtuesi Robert Needham mund të ketë vrarë familjen e tij para se të vriste veten.


Çifti jetonin në shtpëinë e madhe të nënës së zotit Needham, 77 vjeçares Maureen, thanë fqinjët. Vdekjet e tmerrshme vijnë disa ditë padi familja postoi foto të lumtura teksa shijonin një shëtitje së bashku në të cilën zonja Fitzgibbons komentonte: “Jam e dashuruar me vajzat e mia”.


Robert Needham po ndërtonte një shtesë për familjen e tij në shtëpinë e nënës Maureen në zonën piktoreske periferike. Fqinjët i përshkruanin ata si të sjellshëm e të shoqërueshëm.

“Ishin një famije normale, e lidhur me njëri-tjetrin, por jo shumë normal. Besoj se Robert e Kelly do të banonin në njërën ndarje të shtëpidë së madhe, dhe Maureen në anën tjetër. Nuk kam parë ndonjëherë shenja mosmarrveshjesh mes tyre. Nëna e tij Maureen ka të afërm në Manchester e Londër dhe besoj se ndodhet atje”, tha një nga fqinjët.

Autoritetet në Britani kanë paralajmëruar për rritje të dhunës shtëpiake gjatë perudhës së karantinës së koronavirusit por nuk duket se po mund të ndalojnë simptomat e rënda.

<
>
britani britani1 britani2 britani3 britani4 Britani5 britani6 masaker britani e madhe britani e madhe


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas