Aktualitet

Masakër në burgun e Ekuadorit, 116 të vrarë, 80 të plagosur














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:00 - 30/09/21 |
mapo.al

Një masakër e tmerrshme ka ndodhur në burgun e Litoral në Ekuador. 116 të burgosur janë vrarë gjatë trazirave të dhunshme e të përgjakshme në qelitë e këtij burgu.







Nga ana tjetër 80 persona janë plagosur, teksa autoritetet e burgut thonë se më shumë trupa të pajetë mund të gjenden në vijim. 5 prej viktimave iu është prerë koka, raportojnë autoritetet.







Presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso, tregoi se burgu nuk ishte ende plotësisht i siguruar dhe u bëri thirrje të afërmve dhe familjeve të të burgosurve që të qëndrojnë larg zonës.




Presidenti tha se më shumë trupa mund të gjenden në orët e ardhshme.



Agjencia e burgjeve të Ekuadorit SNAI kishte raportuar më parë përleshje mes bandave kriminale në një nga pavionet e burgut.

Sipas komandantit rajonal të policisë, Fausto Buenaño, të vrarët dhe të plagosurit pësuan lëndime nga plumbat dhe granatat.

“Të burgosurit na thërrasin duke thënë “Motër po më vrasin. Thirrni policinë, ata duhet të hyjnë në pavijonin 5″, tha motra e një të burgosuri.

”Të paktën pesë të burgosurve iu pre koka para se policia të arrinte të rivendoste rendin”, tha të martën guvernatori i Provincës Guayas, Pablo Arosemena.

Burgjet e Ekuadorit janë përfshirë nga gjakderdhja këtë vit, me më shumë se 140 vdekje të dhunshme të raportuara, sipas shifrave të SNAI.

Në përgjigje të situatës së, qeveria ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme 60-ditore nëpër burgjet e Ekuadorit.

Vendimi lejon që trupat ushtarake të vendosen në burgje dhe kufizon të drejtat e të burgosurve për privatësi dhe ecje të lirë, në mënyrë që të bëhen kontrollet dhe masat e tjera të mbikëqyrjes.

Shtetit do t’i kushtojë 24 milionë dollarë sistemi i burgjeve gjatë gjendjes së jashtëzakonshme”, shtoi presidenti ekuadorian, Lasso gjatë fjalës së tij.

Prej kohësh burgjet e Ekuadorit janë shndërruar në një teatër të përplasjeve të përsëritura mes bandave rivale që konkurrojnë për kontrollin e trafikut të drogës.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas