Aktualitet

Masakër në Velipojë, 4 të vrarë dhe 2 të plagosur pas sherrit për shezlonët














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:39 - 27/06/21 |
mapo.al

Velipoja u trondit nga një ngjarje e rëndë që u shënua 30 minuta pas mesnatës së të shtunës.






Katër persona mbetën të vrarë ndërsa dy të tjerë u plagosën pas një konflikti me armë që u shënua në orën 00:30 minuta të 27 qershorit 2021 përpara hotel


Shkak i konfliktit me armë ishte ndarja e pronësisë mbi sipërfaqet me rërë ku vendosen shezllonët”, deklaroi drejtori i policise se Shkodres, Niko Brahimaj në një prononcim për median pranë vendit të krimit dy orë pas masakrës.







Mes viktimave janë dy vëllezër, babai i Arjan Ferracakut i vrarë në 2018 dhe një 20 vjeçar. Ndërsa mbetën të plagosur vellai i Kujtim Verracakut dhe një adoleshent të cilët sipas policisë dyshohet se janë autorë të konfliktit me armë.



Kush janë viktimat



Kujtim Verracaku (Ferracaku), babai i Arjan Ferracakut, 59 vjeç
Myzerim Zeneli, 20 vjeç punetori qe merrej me shezllonet
Edmond Gocaj, 38 vjeç
Xhovani Gocaj 25 vjeç
Gocajt janë vellezer pronarë të hotelit Gocaj para të cilit ndodhi masakra

Te plagosur kane mbetur

Elmidin Dyli 17 vjeç
Hasan Verracaku 54 vjeç

Kush eshte Kujtim Ferracaku?

Kujtim Ferracaku, një prej viktimave që mbetën të vrarë sot në Velipojë është babai i Arjan Ferracakut i cili mbeti i vrarë 1 shtator 2018, rreth orës 13.50 teksa po kalëronte një kalë me dy miqtë e tij. Vrasja e tij ka mbetur ende e pazbardhur.

Pse ndodhi masakra sot?

Lexo edhe :  Mbërrin në Rinas kancelarja Angela Merkel (FOTO+VIDEO)

Për shkak të një konflikti me armë të çastit për motive të dobëta, për shkak të ndarjes së pronësisë mbi sipërfaqet me rërë ku vendosen shezllonët, kanë mbetur të vrarë Myzerim Zeneli, Kujtim Verracaku (Ferracaku) Edmond Gocaj Xhovani Gocaj”, informoi drejtori i policise se Shkodres Niko Brahimaj ne nje prononcim per median.

Ora 04:00 – Njoftimi i Policisë

Policia shperndan njoftimin ku informon se dy te plagosurit dyshohen si autorë të përfshirê në konfliktin e armatosur te ndodhur ne në Pulaj Plazh, Velipojë.

“Më datë 27.06.2021, rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, si pasojë e një konflikti të çastit, i cili është përshkallëzuar në përdorim të armës së zjarrit kanë mbetur të vrarë, shtetasit K. V. 59 vjeç, Xh. G. 25 vjeç , E. G. 38 vjeç dhe M. Z. 20 vjeç.

Si dhe janë plagosur shtetasit H. V. 54 vjeç, dhe E. D. 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirê në konfliktin e armatosur.

Për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur një grup posaçëm hetimor me specialistë të strukturave hetimore në DVP Shkodër dhe të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Jetës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në ndihmë të Policisë vendore ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale Renea.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të kësaj ngjarje”.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas